13 Mars, 2022

Katy Perry fiton gjyqin e saj disa vjeçar për të drejtën e autorit të këngës ‘Dark Horse’


Katy Perry-t nuk do më duhet të paguajë 2.8 milionë dollarë për një reper që e akuzoi artisten se i vodhi këngën “Dark Horse”.  Ditën e enjte, këngëtarja 37-vjeçare fitoi padinë për të drejtat e autorit për këngën e saj hit të vitit 2013.

Marcus Grey e paditi Perry-n në vitin 2014, duke thënë se ajo kishte përdorur plagjiaturë nga kënga e tij ‘Joyful Noise’.

Një juri ra dakord dhe i dha atij pagesën prej 2.8 milionë dollarësh por më vonë një gjykatës e hodhi poshtë atë vendim, duke thënë se melodia nuk ishte “veçanërisht unike apo e rrallë”.

“Procesverbali na detyron të konkludojmë se këto nota muzikore përbëhen tërësisht nga elementë muzikorë të zakonshëm dhe se ngjashmëritë midis tyre nuk lindin nga një kombinim origjinal i këtyre elementeve,” thuhet në vendimin e ri.

Kështu vendimi i jep fund gjyqit tetëvjeçar, duke ndaluar që çështja të shonte deri në Gjykatën e Lartë të SHBA.

Pas kësaj, Katy Perry ka festuar fitoren e gjygjit disa vjeçar ndërsa performonte gjatë shfaqjes së saj të fundit në Play Las Vegas, këngtarja mori një moment për të reaguar ndaj lajmit.

“Pra, sigurohuni… përpara se të më çoni në gjyq, ‘sepse unë jam një Akrep!” bërtiti Katy në skenë, gjatë një videoje që një fans e filmoi gjatë shfaqjes.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al