Katy Perry mahniti fansat e saj teksa shfaqi belin e hollë para performancës në “Rock In Rio” këtë fundjavë.
Këngëtarja e famshme e shumë hiteve, ndau fotot e fundit në Instagram teksa bënte prova për performancën që e priste.
Katy ka pozuar e veshur me një xhaketë te shkurtër lëkure ngjyrë të bardhë qe i vinte në dukje belin një pëllëmbë.
Ajo mbante të veshura një palë çizme të zeza që i vinin deri tek gjuri dhe e kishte kompletuar veshjen e saj me disa aksesorë të cilat përshtateshin mjaft mirë me stilin e veshjes .
Flokët e saj të gjata të zeza i rridhnin deri në bel ndërsa përsa i përket grimit, Katy kishte përdorur për buzët një nuancë rozë, në sy i binin dhe qerpikët falso që kishte vendosur.