Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Eri Aga, u përjashtua nga programi për shkak të sherreve të njëpasnjëshme me ish-konkurrentë të tjerë në program.
Ai njihej për temperamentin impulsiv dhe si rrjedhojë produksioni vendosi që të mos e rikthente sërish në studio.
Ditën e djeshme, Eri ka qenë i ftuar në “N’Kosovë Show”, ku stafi i ka bërë një rreng të vogël.
Gjatë intervistës, në studio u ftua edhe këngëtarja Shota Beluli, shumë e komentuar edhe për format trupore.
Ajo deklaroi se një nga djemtë e pranishëm e kishte ngacmuar në rrjete sociale.
Këngëtarja nuk përmendi asnjë emër, por një djalë nga stafi shkoi me shpejtësi drejt Erit, duke e akuzuar atë për ngacmimin.
Kaq ka mjaftuar që Aga të çohet dhe të shkaktojë një sherr të madh në studio, pasi nuk ishte në dijeni se e gjitha ishte një skenë e sajuar.
“Kë kap ti mo, ej! E di ti kush jam unë?!”,- dëgjohet duke thënë ai gjatë kohës që disa persona të tjerë mundohen ta mbajnë për të qetësuar gjakrat.
Më pas, moderatori i tregoi Erit se e gjitha ishte një kamerë e fshehtë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al