24 Shtator, 2024

“Ke qenë me motrën në Dubai! Jeni k*rva të shtrenjta, 500 euro nata”- U shpërfytyrua me shishe qelqi në fytyrë, Klea Prenga akuza nënës së ish-banores së BBV: Bën komente fyese e denigruese, por…


Kur kanë kaluar rreth 1 muaj e gjysmë nga dhunimi brutal i Klea Prengës në një lokal në kryeqytet, dy motrat Antolena dhe Marinela Berisha, që e goditën me shishe qelqi në fytyrë vijojnë të jenë ende në arrati.

Ndërsa një përplasje virtuale ka nisur mes 24-vjeçares dhe nënës së dy motrave Berisha.

Klea Prenga ka publikuar një koment të Donika Marashit, i cili është bërë në postimin e saj në rrjetin social Instagram, më 8 Gusht, ku denonconte publikisht dhunën e ushtruar nga ish-banorja e BBV dhe motra e saj.

24-vjeçarja, e cila ka nisur një histori dashurie me ish-partnerin e Marinela Berishës, me të cilin kjo e fundit ka edhe një fëmijë, postoi foto të fytyrës së saj të shpërfytyruar pasi u godit me shishe qelqi në restorant më 6 Gusht teksa po darkonte.

Klea Prega në atë postim pretendoi se nuk i njihte motrat Berisha, ndërsa nëna e tyre i komentoi: “Sa mirë po e njihke moj zogu, i njeh mire se ke qen edhe ti me motren tende ne Dubai… po tu them ju un, jeni kurva te shtrejta 500 euro nata”, por ky koment sipas 24-vjeçares është fshirë pas pak minutash.

klea prenga

Reagimi i Klea Prengës vjen pas një postimi në InstaStory të nënës së ish-banores së Big Brother Vip dhe ish-konkurrentes së Për’Puthen, e cila shkroi: “Distancohemi publikisht nga cdo adres qe esht hapur per te denigruar gjithashtu dhe palen tjeter: Personi qe po mundohet te perfitoje nga situata do ndiqet penalisht nga shteti italian. Faleminderit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al