5 Qershor, 2022

Kë zgjedh Graciano Tagani mes Argjira Spancës dhe të emës? Ja përgjigja e balerinit: Nëna ime e di që…


Graciano Tagani dhe Agjira Spanca janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar të cilët përveç se janë partnerë në jetën sentimentale janë dhe në jetën profesionale.

Ditën e sotme në emisionin “E diell” në rubrikën ‘Trotuar’ është folur rreth dashurisë dhe familjes dhe rasteve kur këto dy anë nuk shkojnë paralelisht.

I pyetur se kë zgjedh mes të dashurës dhe nënës së tij balerini dha një përgjigje shumë diplomatike duke u shprehur se janë të pandashme.

Janë dy gjëra të pandashme. Nëna ime i di shumë mirë zgjidhjet e mia dhe i respekton. Mjafton që unë të jem i lumtur dhe në momentin që jam i lumtur ajo është edhe më shumë e lumtur.”- u shpreh ai duke u duartrokitur për përgjigjen.

Gjira dhe Graciano bashkëjetojnë prej vitesh teksa pak javë më parë treguan se hapi i radhës i lidhjes së tyre është fëmija. Ndonëse nuk zbuluan nëse ky është një plan për të ardhmen e largët apo të afërt, dyshja e tha publikisht se dëshira e tyre më e madhe tashmë është të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti u shpreh se bashkë me disa plane dhe projekte të tyre, e kanë menduar dhe e presin ardhjen e fëmijës.

“Ajo gjë na pret është e ditur. Ne kemi filluar planet që do të ndërrojmë shtëpi do bëjë disa gjëra tonat dhe bashkë me këto plane vjen dhe fëmija”, tregoi moderatorja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al