26 Shtator, 2017

Kejdi Mehmetaj sprovon veten në kuzhinë: Mos më gjykoni shumë…


Kejdi Mehmetaj e cilësuar si deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë ka sprovuar veten sot në kuzhinë përmes emisionit “Kush jen për drekë” në Tv Klan.

Mehmetaj kishte zgjedhur të gatuajë një pjatë tradicionale të jugut të Shqipërisë, siç është rosnica me zog fshati. Deputetja përmes emisionit i kërkoi teleshikuesve të mos e gjykojnë për rrëmujën teksa shtoi se kur gatuan ka gjithmonë të ëmën nga pas që pastron.

 

“Receta ime është rosnica me zog fshati, është një pjatë e plotë, por është edhe një pjatë e rëndë. Por unë do ti kërkoj atyre që na shikojnë mos na gjykojnë shumë se unë bëj pak rrëmujë se kam gjithmonë mamin që më vjen mbrapa dhe pastron. Por do ta konkurroj Shakohoxhën sot”, tha Kejdi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al