15 Janar, 2018

Kejdi Mehmetaj sqaron zërat për fejesën, tregon si u njoh me partnerin


Kejdi Mehmetaj ishte e ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘’Rudina’’ ku foli më shumë rreth rrugëtimit të saj në politikë, rutinës së përditshme, angazhimeve, por u dha përgjigje edhe pyetjeve në lidhje me ‘’fejesën’’ e saj e cila u përfol disa ditë më parë në median online, kjo duke marr shkas nga një foto. Ajo ka sqaruar se nuk është fejuar, por thjesht familjet e tyre janë takuar.

‘’Familjet tona i kemi tradicionale dhe ato duan të dinë se ç’bëhet në këtë aspekt dhe kjo ishte një njohje e familjeve tona.’’ – tha ajo. Kejdi tha se nuk ka realizuar ceremoni fëjese dhe se nuk e ka një unazë në dorë. E ‘’ngacmuar’’ nga Rudina nëse është në pritje të një propozimi, ajo është përgjigjur: ‘’Normalisht të gjitha vajzat që janë të lidhura e presin atë moment.’’ Ajo rrëfeu se ajo e Arbri janë njohur në parti, duke treguar pra se edhe ai është pjesë aktive e LSI-së.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al