12 Maj, 2022

Kejsi harron Stresin dhe nis lidhjen e re? Bashkëshortja e reperit shfaqet krah djalit misterioz (FOTO)


Bashkëshortja e reperit Arkimed Lushaj, i cili njihet gjerësisht me emrin Stresi, është shfaqur së fundmi në shoqërinë e një djali misterioz duke nxitur dyshime se ka nisur një lidhje të re.

Megjithëse pak kohë më parë Kejsi deklaroi se ajo dhe Stresi janë ende të martuar, duket se gjithçka ngelet në letra dhe nuk ka më dritë jeshile për raportin e tyre.

Ndërsa Stresi vijon jetën dhe karrierën e tij në Shqipëri, Kejsi është rikthyer në Kanada ku po vazhdon jetën e saj.

Në fotot e siguruara nga “Panorama Plus”, Kejsi dhe djali misterioz janë ulur pranë njëri-tjetrit duke pirë alkool, madje në një moment, Keisi shfaqet duke e ledhatuar në mjekër, ndërsa të dy buzëqeshin para kamerës. Videoja është publikuar në rrjetin social të djalit, ndërsa Keisi nuk ka postuar asgjë në rrjetet sociale.

Nuk dihet nëse mes tyre ka nisur një lidhje apo ka qenë thjesht një video e momentit, por nuk mund ta mohojmë se janë shumë të afërt.

Kejsi dhe Stresi prej vitesh kanë qenë një ndër çiftet më të perfolura në showbiz. Dyshja që patën një histori të gjatë ku madje e kanë  kurorëzuar dashurinë e tyre edhe edhe në martesë. Ata i kanë dhënë fund marrëdhënies se tyre rreth 1 vit më parë, pas disa ndarjesh dhe ribashkimesh. Por mese sa duket, kjo ndarje ka qenë përfundimtare, duke mos pasur më dritë jeshile për raportin e tyre.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ish-partnerja e reperit ka folur gjatë një lidhje “Skype” me moderatorët ku ka folur në lidhje me raportin e mirë që bukuroshja mban ende me Stresin.

Ajo ka treguar se dhe pse janë të ndarë, dyshja qëndron ende të martuar me dokumenta. Modelja shtoi gjithashtu se ata nuk e kanë me nxitim për tu firmosur letrat e divorcit, madje çifti ruan ende një komunikim të mirë më njëri-tjetrin.

“Ne jemi ndarë nga njëri-tjetri. Por, jemi të martuar me dokumente. Duhet bërë divorci, por ka qenë unë duhet të vij për ta bërë, nuk kemi qenë asnjëri në Shqipëri, tani që ai është kthyer varet me gjyqet procedurat e gjërat e tilla. Por, është diçka që nuk e kemi marrë me urgjencë, ne komunikojmë shumë mirë me njëri-tjetrin”– u shpreh Kejsi Bezhani teksa foli për raportin e saj me reperin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al