5 Nëntor, 2017

Kejvina Kthella vë në siklet Muharrem Hoxhën me pyetjen erotike


Aktori i humorit Muharrem Hoxha ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku rrëfeu përmes batutave një pjesë të jetës së tij. Ai nuk mund t’i shpëtonte edhe pyetjeve me spec të Kejvinës. Biondja bukuroshe e vendosin në siklet aktorin e madh ndërsa e pyeti:

“A do të pranonit të luanit në një film erotik? Muharrem Hoxha ia ktheu i habitur: “Unë?”.Më pas aktori u kthye nga publiku i brohoriti dhe i tha: “Bravo, faleminderit, e kuptuat që s’luaj dot”.Gjatë kësaj interviste Hoxha rrëfeu se edhe pasi është bërë i famshëm ka punuar si shofer fugoni.

Aktori rrëfeu dhe arsyen se përse ai nuk është më shumë i pranishëm për publikun shqiptar. Në të vërtetë ai tha se është aktiv, por mungesa e “Facebooku-ut” dhe rrjeteve të tjera sociale nga ana e tij, ja kanë vështirësuar komunikimin me njerëzit. “Nuk kam Facebook, as Instagram, unë jam në Durrës, nuk kam humbur, por lëviz nga pak. Por kur nuk ke Facebook humb kontaktet.”: tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al