I lirshëm dhe pa limite në ekran, Kelvi Kadilli është moderatori që nga intervistat pa tabu në “Vip Room”, tani e shohim në “PopCulture” me Dojna Memën.
Pas “përplasjes” në distancë me Ermal Mamaqin, arsyen pse anuloi daljen çift me Aurela Hoxhën, dhe gjithçka mendon për suksesin që të deh, ambicien për të sunduar botën, dashurinë, femrat dhe narcizizmin si djalë ekrani i rrëfen në këtë intervistë ndryshe për gazetën “Panorama”.
Dukesh i qeshur dhe energjik në ekran, çfarë të mungon apo dëshpëron jashtë televizionit?
Më mungon një jetë personale. Kam kohë që s’bëj pushime. Por jam i dashuruar me punën time dhe mendoj se ka kohë për të gjitha.
Në emisionin “Vip Room” në “In Tv” i nxore personazhet nga korniza e tyre me pyetje jashtë skemave, siç ishin ato për seksin. Me cilët prej tyre krijove intimitet pas emisionit, miqësi apo armiqë- si?
Intimitet me asnjë, miqësi pothuajse me të gjithë. Armiqësi me asnjë!
Kontakti me secilin prej tyre çfarë ndjesie të la, mund të veçosh ata mendjehapurit apo mendjembyllyrit?
Personazhet që zgjidhja nuk mund të ishin mendjembyllur. Mund të veçoj si intervista të preferuar ato me: Gjon Karrica dhe Jessy Hennesy, Egla Harxhi, Ale De Basseville, Alessia, Lori Hoxha, Ledion Liço, etj.
Para se të filloje punë në “TCH”, në një intervistë u shprehe se do të merrje pjesë në “Dance with me” me partnere Aurela Hoxhën. Çfarë ndodhi që nuk ju pamë çift në skenë?
Ishte një ofertë që e vlerësova shumë, por m’u desh ta refuzoja për shkak të impenjimit tim maksimal në “PopCulture” në “TCH”. Kur marr përsipër diçka, dua të jem i fokusuar 100%.
Ndërkohë, tashmë moderon “Pop Culture” në “Top Channel” me Dojna Memën. Çfarë po shijon ndryshe në këtë eksperiencë dhe çfarë të mungon nga “Vip Room”?
“Pop Culture” është risi dhe Dojna Mema është partnerja televizive më e mirë që mund të kisha. Jam me fat! S’më mungon asgjë nga projektet paraardhëse. Më pëlqen të fokusohem tek ardhmja!
Por pak ditë më parë u komentove për statusin “Imitation is the greatest form of flattery” ndaj Ermal Mamaqit, nisur nga pyetja jote e famshme që ai përdori në emision. Si e prite reagimin e tij “Kush është ky”, pra njiheshit më parë, apo jo?
S’kam koment për pyetjen e radhës.
Je shprehur se ke dashur gjithmonë të jesh në qendër të vëmendjes. Ia ke arritur?
Gjithmonë!
Sa i takon përmbushjes shpirtërore si djalë si gjithë të tjerët jashtë televizionit, deri tani e ke provuar dashurinë e vërtetë apo vetëm seksin?
Dashuria është fjalë e madhe. Mendoj që duhet të mësojmë të duam veten si fillim, më pas mund të jemi të aftë të duam dikë tjetër. Nuk e di nëse kam dashur ndonjëherë dikë.
Je aq narcizist, sa të bësh dashuri vetëm me veten?
Bëj shpesh dashuri me veten.
Nga A në ZH, cilat janë femrat që të eksitojnë ty?
Më eksiton truri i femrave.
Nga A në ZH cilët janë meshkujt VIP që të marrin vëmendjen?
Ka shumë meshkuj dhe femra VIP që më marrin vë- mendjen. Zakonisht i ftoj në emision.
Ç’ke provuar deri tani nga ato çfarë shoqëria i quan të ndaluara, dhe ç’të ka mbetur pa provuar?
Kam provuar dhe do të provoj çdo gjë që nuk ndikon në shëndetin tim dhe fokusin e mendjes.
Pija apo substanca më dehëse për ty?
Suksesi është substanca më dehëse për mua.
Cili do të ishte moderatori që do t’ia bëje intervistën në shtrat?
Ndonjëri që do të ishte shumë dembel për t’u ngritur në këmbë. Por s’më ka ndodhur!
Grupi i VIP-ve që do t’i ftoje në një ballo me maska që do të përmbyllej me orgji?
S’kam përgjigje për këtë.
Ditari i netëve të tua erotike si mund të niste dhe si do të përmbyllej?
No comment!
Ambicia jote për pasurinë deri ku shkon, pronat që dëshiron të posedosh një ditë?
Pasuria vjen si pasojë e suksesit. Dua të sundoj botën!
Meqë e do kamerën dhe ajo të do ty, ç’do të konsideroje si skandal para ekranit?
Për mua asgjë nuk konsiderohet skandal. S’kam limite. /PANORAMA/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al