Reperi i njohur Getinjo, teksa ka publikuar një foto me vëllain e tij Mozzik, ka bërë një reagim të papritur i cili ka ngjallur kuriozitet tek fansat për ç’ka mund të ketë ndodhur.
Në “InstaStory” ai shkruan se të dy vëllezërit i kanë mbijetuar shumë kurtheve dhe askush nuk ka mundur ti thyejë deri më sot.
“I kemi mbijetuar shumë kurtheve, shumë dshelpra në formë njeriu, shumë dashakeqve që janë munduar të na njollosin dhe të na thyejnë.”
Ndër të tjera ai ka shtuar: “Sa më i fortë behesh aq më i fortë vinka armiku. Por ndonjëherë armiku harron që frikë kemi vetëm Zotin,” vijon reperi.
Teksa nuk ka ndarë detaje sqaruese për “Story-n” e publikuar, duket qartë që djemtë e showbizit kanë probleme me persona të cilët ata i kanë quajtur “armiq”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al