Aktori i njohur Arben Derhemi, për herë të parë ka folur rreth thashethemeve që kanë qarkulluar së fundmi për ndarjen e tij nga bashkëshortja.
Ai ka deklaruar se divorci është i vertetë por kjo ka ndodhur dy vite më parë megjithëse lajmi mori dhenë para një muaji.
Ai theksoi se gjithçka është mbajtur larg mediave dhe atij i është dukur i çuditshëm shpërthimi i lajmit. Për divorcin ai tha se ishte një vendim i marrë nga të dyja palët, për arsye që ai nuk preferoi t’i ndante me publikun duke respektuar dhe privatësine e ish-bashkëshortes.
“Është e gjitha një gënjeshtër e madhe sepse unë kam kohë që jam ndarë, kam gati dy vjet e gjysmë. Nuk e kuptoj, e gjitha ishte si me urdhër, e gjitha ishte e makinuar nga një makineri e çuditshme thashethemi, maskarallëku që nuk më bën shumë përshtypje sepse kam dëgjuar shumë gjëra për miq, shokë të mitë të cilët i njoh shumë mirë, i di shumë mirë. Por këtë radhë ishte shumë e çuditshme sepse e kam mbajtur larg jetën time private, larg televizionit, larg revistave, larg gjithçkaje sepse është e imja dhe e atyre që kanë qenë rreth meje. Kuptohet që ish-bashkëshortja ime ka të drejtën e vet që të revoltohet për një gjë të tillë sepse duam të mbajmë diçka jashtë kësaj. U vendos një moment që ne të ndahemi dhe kaq, s’ka asgjë të çuditshme,” është shprehur aktori në emisonin “Natën me Aulonën.
Çifti ishin bashkë në një martesë disavjeçare. Në 2009 dyshja solli në jetë edhe vajzën e vetme që gëzojnë së bashku, e cila quhet Darlin.
Sipas “Popart”, shkak për ndarjen ka qenë tradhtia e aktorit. Ish-moderatorja nuk ka arritur dot ta kapërcejë këtë fakt dhe kështu dyshja ka marrë vendimin për tu ndarë nga njëri-tjetri, prej thuajse një viti.
Kujtojmë që Arbeni është një aktor mjaft i njohur për publikun, ai ka luajtur role të shumta por një ndër të cilat mbahet mend është roli i “Florit” ku ai e luan në serialin “Njerëz dhe Fate”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al