6 Maj, 2022

Kendall Jenner publikoi një njoftim për “The Kardashians”, por gjithë vëmendjen e mori ‘wallpaper’ i telefonit të saj


Kendall Jenner me të vërtetë ka vendosur të jetë shumë hermetike duke postuar rrallë me të dashurin e saj Devin Booker, të cilin e ruajti edhe nga kamert e serialit të ri “The Kardashians”, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk është një partnere shumë e përkushtuar dhe romantike.

Modelja ka ndarë me ndjekësit e saj një ‘screenshot’ të ekranit të saj të telefonit ku i ka shkruar njoftimi se episodi i ri i serialit të familjes së saj ka dalë. “Episodi i ri i The Kardashians tani në Hulu”- lexohet në njoftimin në fjalë.

Mirëpo, vëmendjen e ka marrë ‘wallpaper’ i Kendall. Ajo ka vendosur një foto bardh e zi të të dashurit të saj. Në foton në fjalë Devin shihet me kurriz teksa ka veshur fanellën e tij të baskebollit me numrin 1 dhe mbiemerin e tij në të. Fotoja ka bërë xhiron e rrjetit me fansat që janë surprizuar jo pak nga modelja e cila nuk tregon shpesh kaq romantike.

Kendall, historikisht motra më private e Kardashian-Jenners, foli si rrallëherë për lidhjen me lojtarin e NBA pak javë më parë gjatë intervistës me Jimmy Kimmel. Po atë ditë, ajo dhe motra e saj Kylie Jenner shkuan në ndeshjen e Booker-it, gjë që Kendall e bën shpesh.

Në fakt, Kendall i tha Kimmel se ajo i shikon të gjitha mdeshjet e Booker dhe është gjithë kohës me telefon. “Sigurisht që po. Unë shikoj çdo lojë edhe nëse jam në një darkë apo diku tjetër. Të gjithë miqtë dhe familja ime e dinë se ulem me telefonin tim kudo që të jem dhe e shoh. Unë kam qenë gjithmonë një adhuruese e basketbollit dhe dashuria më lindi prej Khloé. Mbaj mend që shkonim në të gjitha ndeshjet e Lakers kur isha shumë e vogël, kështu që kam qenë një fanse e madhe e NBA-së për një kohë vërtet të gjatë.”- tha ajo.

Megjithatë, mos prisni një fejesë së shpejti, sepse ata i kanë marrë gjërat me qetësi. Sipas asaj që E!News raportoi në mars Kendall dhe Booker nuk planifikojnë hapa seriozë në të ardhmen e afërt. “Marrëdhënia e Kendall-it dhe Devin-it po shkon shumë mirë, por ata nuk nxitojnë të marrin hapa të mëdhenj. Kendall nuk është një lloj vajze konvencionale apo tradicionale dhe as që i intereson të martohet. Ajo është shumë e kënaqur me mënyrën se si janë gjërat me Devin tani.” – ka thënë një burim për median në fjalë.

Kendall dhe lojtari i Phoenix Suns konfirmuan lidhjen në qershor 2020 pas disa javësh që kishin qenë në qendër të thashethemeve për një romancë të mundshme. Prej asaj kohe postimet e tyre së bashku në rrjetet sociale dhe daljet në publik numërohen me gishtat e dorës.

Ndonëse kanë udhëtuar kudo nga Los Angeles në New York e në Itali, kanë mbajtur një profil relativisht të ulët publik. Në mars, Devin bëri një koment të rrallë në lidhje me marrëdhënien e tij me Kendall, duke i thënë Wall Street Journal, “Unë po e shijoj jetën në maksimum dhe kjo më doli aq lehtë nga goja sepse nuk ka qenë gjithmonë kështu. Por ndihem sikur jam në një vend të mirë tani. Unë e dua familjen time, i dua njerëzit përreth meje dhe më pëlqen ndikimi që kam në këtë botë.”

Kendall Jenner, zbuloi për “Daily Pop News” se nëna e saj po i bën presion që të krijojë një familje me të dashurin Devin Booker, ashtu si motra e saj e vogël, nënë e dy fëmijëve Kylie Jenner. “Kris thjesht më dërgon mesazhe kot dhe thotë: “Mendoj se është koha”, dhe unë i them “A nuk jam unë ajo që e vendos?!” tha Kendall. “Thjesht po ta rikujtoj në mënyrë miqësore!” tha Kris.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al