17 Shtator, 2024

Kendell Jenner “kapet mat” duke darkuar me ish të dashurin! Ja ku u fotografuan dyshja


Kendall Jenner dhe ish i dashuri i saj, Devin Booker, u panë gjatë kësaj fundjave së bashku duke ndezur thashethemet për një ribashkim. Modelja u fotografua me lojtarin e “Phoenix Suns” në dyqanin “Surf Club” në Miami ndërkohë që ishin duke konsumuar një vakt të ulur ballë përballë njëri-tjetrit.

Supermodelja u shfaq e veshur me një bluzë të zezë me mëngë të gjata dhe syze. Ndërsa përsa i përket yllit të NBA, ai kishte veshur  një bluzë të zezë me mëngë të gjata dhe një kapele të zezë. Jenner dhe Booker kishin lidhje nga viti 2020 deri në tetor 2022, përpara se 28-vjeçarja të lidhte martesën me Bad Bunny në fillim të vitit 2023.

Reperi dhe ylli i “Kardashians” ishin në lidhje për afro një vit deri në dhjetor 2023, kur romanca e tyre filloi të shuhet, sipas burimeve. Për muaj të tërë, Jenner thuhet se ka qenë mes dy djemve dhe aludohet se është ribashkuar me basketbollistin në shkurt të këtij viti.

Në atë kohë, burimet i thanë TMZ se çifti nuk po e shtynin lidhjen e tyre, por kishin kaluar kohë së bashku në Teksas, ku Booker kishte një ndeshje.

Megjithatë, në maj, Kandell dhe Bunny u rilidhën përkohësisht pasi kaluan kohë së bashku në një festë të mëtejshme të Met Gala. Po atë muaj, thashethemet për lidhjen e tyre u ndezën kur u fotografuan duke dalë fshehurazi nga një hotel në Majami pasi kishin kaluar natën së bashku. Në qershor, Jenner dhe Bunny u panë në Paris për “Vogue World 2024”.

 Burimet i thanë Us Weekly muajin pasardhës se ylli i realitetit dhe reperi portorikan ishin në një vend të mirë dhe po udhëtonin Evropën së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al