15 Mars, 2022

Kënga e tij mori miliona klikime pas daljes së Donaldit nga “BBV”, aktori i kërkon paratë Ylli Limanit:”Je në borxh”


Bashkëpunimi i Ylli Limanit dhe Dj Pm and Dagz “Besom” u kthye në një nga këngët më të dëgjuara në clubet e kryeqytetit pasi djemtë e bënë virale në kohën kur ishin pjesë e shtëpisë së “BBV”.

Këngë kjo e cila u këndua nga Donald Veshaj dhe Dj.Pm bëri që të rikthej edhe një herë në hit për të gjithë fansat e dyshes, dhe jo kaq.

Mbrëmjen e djeshme, Donaldi ndodhej në Prishtinë ku është takuar edhe me Ylli Limanin.

Ai ka publikuar në Instastory një video ku i thotë këngëtarit se tashmë kënga e tij ka arritur shifrën e 8 milionë klikimeve.

“Kënga ka patur 500 mijë klikime, por kur e këndove ti shkoj në 8 milionë, kështu që do të të jap paret-ka thënë Ylli me të qeshura.

Sakaq, me nota humori Donaldi i ka thënë se tashmë është në borxh dhe se duhet ta paguajë atë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al