15 Mars, 2022

Kënga e tij shënoi një sukses të garantuar, Don Xhoni nuk i kursen “thumbat” për kolegët


Para disa ditësh, Don Xhoni publikoi këngën e tij të radhës të titulluar “Crypto” e cila rezultoi një sukses i garantuar.

Kjo sepse, për vetëm 24 orë arriti të grumbullojë plot 1 milionë klikime.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vetë këngëtari gjatë një postimi të bërë në faqen e tij zyrtare të Instagramit, ku nuk ka kursyer edhe një thumb për të gjithë kolegët  e tij.

“1 milion/ 1 ditë Ça të them? Me HIPHOP/DRILL duke thyer rekorde. Çfarë do bëjmë me hite të tjera?”, ka shkruar reperi.

Ju rikujtojmë se para disa javësh Don Xhoni pati një përpasje virtuale me dy reperat e tjerë, Majk dhe Finem.

Ky i fundit, ka publikuar në Instastory një pjesë nga kënga e re që duket se është një diss për reperin nga Kosova. Më pas ai realizoi një video live në Instagram ku thotë:

Mirë që hanë drru por unë nuk e di pse dalin bëjnë si njisha prapë. Nuk kam dashur të hyjë dhe të bëj si njish me video por këta që bëjnë si gangstera dijeni se…”

Sakaq, Don Xhoni menjëherë është kundërpërgjigjur duke publikuar një foto të tij në Instagram ku shkroi:”Një dhe i vetmi” shoqëruar me kurorën e mbretit.

Si duket, “armiqësitë” mes reperave nuk kanë të ndalur!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al