Këngëtarja nga Izraeli Netta Barzilai është fituesja e “Eurovizion 2018” që u mbajt në Portugali. Por duket se fitorja e saj rrezikon të anulohet pasi kënga “Toy” është paditur për plagjaturë.
Ka qenë kompania amerikane “Universal Music Studios” e cila ka thënë se kënga e Nettës është kopjuar nga hiti i grupit amerikan “The White Stripes”, “Seven Nation Army”.
Me pak fjalë, nëse kjo padi pranohet nga gjykata, Izraeli rrezikon të humbasë çmimin e parë dhe të mos e zhvillojë festivalin “Eurovision” vitin e ardhshëm.
Ndërkohë mund të dëgjoni ngjashmërinë e madhe që kanë dy këngë.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al