Këngëtarja nga Kosova Shkenda Dubova ka rënë pre e grabitësve. Hajdutët i kanë vjedhur makinë luksoze tip ‘Range Rover’ me ngjyrë të kuqe që këngëtarja e kishte si pjesë të koleksionit të saj të makinave luksoze.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Dubova, e cila po ashtu ka deklaruar se cilido që e ndihmon ta gjejë makinën e saj apo edhe vendndodhjen do të ketë një shpërblim prej 2 mijë eurosh.
Targat e makinës “Range Rover” në ngjyrë të kuqe , siç shihet edhe në foto janë “01-990-KK”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al