27 Shtator, 2017

Këngëtari i famshëm apel fansave: Më ndihmoni të gjej vëllain…


Uragani Maria që goditi Puerto Rikon më 20 shtator, la pas shumë dëme , ku disa njerëz ende nuk kanë mundur të gjejnë familjarët e tyre.

Një ndër ‘të humburit’ është edhe vëllai i këngëtarit të njohur nga Puerto Riko, Ricky Martin. Nëpërmjet një video në Instagram ai ka bërë apel për ndihmë pasi kërkon të gjejë vëllain që ka humbur pas kalimit të uraganit Maria në Puerto Rico.

“Jam shumë i shqetësuar sepse nuk po arrij dot të lidhem me një nga vëllezërit e mi. Nuk e dimë ku është. Jam i sigurt që nuk jam i vetmi. Ka shumë njerëz që jetojnë jashtë ose në ishull, që nuk arrijnë të flasim me familjet e tyre për shkak të problemeve me komunikimin”, u shpreh ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al