24 Maj, 2022

Këngëtari i njohur italian nesër në Tiranë për finalen e ‘Conference League’, ndan mesazhin me ndjekësit e tij


Tirana do të presë nesër në orën 21:00 finalen e madhe të Ligës së Konferencës në stadiumin “AIR Albania”, ku do të sfidohen Roma dhe Feyenoord.

Një ngjarje e përmasave të tilla nuk është e zakonshme për vendin tonë, andaj po pritet me shumë padurim dhe emocion nga shqiptarët. E po ashtu tashmë kanë mbrërritur tifozët dhe mediat e para. Sigurisht shumë të tjerë priten nesër, teksa nuk do mungojnë as personalitetet.

Një prej tyre edhe këngëtari i njohur italian Antonello Venditti. Ai do jetë nesër në Tiranë dhe lajmin e ka dhënë vetë në rrjetet sociale.

Teksa ka publikuar një video në Instagramin e tij këngëtari ka shkruar “Dhe tani kam vendosur… do shkoj në Tiranë, pastaj në Jesolo më 28 maj për koncertin e fundit të SISDP-së dhe më pas…më 18 qershor në stadiumin Olimpik në Romë për premierën e VendittiDeGregori dhe për të ndjekur. Një turne i gjatë me ju. Ju presim”.

 

Venditti është një fans i zjarrtë i ekipit italian, Roma. Në fakt një pjesë e mirë e shqiptarëve pritet të mbështesin Romën ku luan ylli i Kombëtares Shqiptare Marash Kumbulla.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, Kumbulla ka publikuar një mesazh të qartë për tifozët shqiptarë. “Po vij në shtëpi, ju pres në stadium në “Air Albania” në Tiranë. Na mbështetni sa më shumë dhe forca Roma”, ishin fjalët e mbrojtësit shqiptar i cili shfaqej fillimisht me fanellën e përfaqësueses shqiptare dhe më pas me atë të Romës në këtë video të shkurtër.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al