15 Shtator, 2017

Këngëtari rrëzohet nga kali, transportohet me helikopter në spital


 

Andrea Bocelli është dërguar me helikopter në spital pasi që është rrëzuar nga kali në mëngjesin e sotëm. TMZ raporton që tenori italian ishte duke kalëruar në Pisa kur ndodhi aksidenti.

 

Detajet e incidentit ende nuk janë të njohura, por besohet se ai është dërguar me urgjencë në spital pas rrëzimit me anë të një helikopteri.

58 vjeçari, ka hyrë në llogarinë  e tij në Twitter për t’i siguruar fansat se është mirë më shëndet pasi u dha lajmi për të.

“Miqtë e mijë të dashur, dua t’ju sigurie dhe të ju tregojë që ndihem mirë; Ishte vetëm një rrëzim trivial nga kali. Ju përqafoj! – Andrea”, ka shkruar ai në rrjetet sociale, nga ku fansat i kanë uruar shërim të shpejtë dhe rikthimin në skenë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al