I ftuar sot në emisionin “Kush vjen për drekë” ishte këngëtari i njohur Devis Xherahu. Megjithëse emisioni konsiston në gatimin e një pjate të caktuar, Xherahu rrëfeu se nuk dinte fare të gatuante, pasi për këtë pjesë kujdesej nëna e tij dhe e dashura.
Megjithatë Devis vendosi të provonte veten duke besuar tek fati i fillestarit.
Këngëtari rrëfeu një ngjarje që i kishte ndodhur në Las Vegas ku si fillestar në lojën e kumarit, vetëm me 20 dollarë kishte fituar 4000 dollarë.
“Fati i fillestarit përmbys gjithçka. Këtë mos e harroni. Sepse njëherë që provova kumarin më ka ecur në Las Vegas. Me 20 dollarë fitova 4000 dollarë. Kështu që fati i fillestarit gjithmonë të buzëqesh.”- ka thënë këngëtari.
Burimi: Tv Klan
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al