23 Mars, 2018

Këngëtarja e famshme rrëfen historinë e trishtë: Kur isha 7 vjeçe, doja te kryeja vetëvrasje


Në moshën 7-vjeçare kam dashur të kryej vetëvrasje. Kështu është shprehur këngëtarja me famë botërore Demi Lovato, e cila ka shtuar se kështu dhimbja do të merrte fund.

Lovato ka thënë se ka qenë një periudhë kur nëna e saj ka pasur frikë ta zgjonte në mëngjes, pasi nuk e dinte nëse do ta gjente gjallë apo jo.

Ajo tha se vazhdoi ta kishte ndjesinë për të kryer vetëvrasje edhe kur vuante nga depresioni. Gjithashtu 25-vjeçarja ka rrëfyer hapur për luftën me shëndetin mendor, depresionin dhe çrregullimet me ngrënien.

Këngëtarja e famshme u ka ofruar fansave që të blenë bileta në turin e saj të fundit seancë terapie. Demi tha më tej se mendimet e saj për vetëvrasje vinin nga trishtimi, vetmia dhe depresioni.

Gjithashtu ajo tha se beson se një nga shkaqet e asaj çfarë ka përjetuar janë çështjet e pazgjidhura me babanë e saj. Këngëtarja 25 vjeçare shpjegoi se i ati ndërroi jetë në vitin 2013 dhe vuante nga problemet mendore duke mos qenë në gjendje të mbajë familjen. J.K

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al