Këngëtarja e njohur e muzikës “country”, Miranda Lambert, në nerva e sipër ka bërë një gjest të pahijshëm në një lokal.
Mediat e huaja shkruajnë se Miranda dhe shoku i saj nisën një debat me një çift dhe situata u tensionua aq shumë sa, këngëtarja mori pjatën e sallatës dhe ia hodhi gruas në kokë.
Sipas TMZ-së, situata ndodhi pasi bashkëshorti i gruas, që u gjuajt me sallatë, nisi të përleshej me shokun e Miranda-s.
“Na u tha se bashkëshorti nisi të konfliktohej me shokun e Miranda-s, për një debat që nisi në tualetin e meshkujve mbi një kunj lidhur me brezin e ri dhe celularët. Dëshmitarët okularë thanë se, kur burri u afrua në tavolinën e saj, Miranda nisi të bërtiste. Ajo u drejtua te bashkëshortja e tij dhe ia hodhi pjatën e sallatës në kokë”, tregon burimi për “TMZ”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al