1 Prill, 2022

Këngëtarja e njohur do të performojë në Grammy 2022


Këngëtarja e njohur, Lady Gaga ka konfirmuar se do të marrë pjesë në shfaqjen ‘’ Grammys’’.

Eventi do të mbahet në 3 Prill në Las Vegas. Gaga është e nominuar me 5 ccmime këtë vit duke përfshirë këtu dy kategoritë më të rëndësishme ‘’ Kënga e Vitit’’ dhe ‘’Albumi i Vitit’’ për duetin e saj me Tony Benett me këngën e saj ‘’ I Got Kicked Out’’ dhe albumin ‘’ Love For Sale’’.

Këtë vit eventi do të prezantohet nga Trevor Noah. Më shumë detaje pritet të mësohen në ditët në vazhdim për këngëtarët qe do të performojnë në Grammy.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al