19 Prill, 2022

Këngëtarja e njohur rrëfen për herë të parë vështirësitë që ka kaluar kur iu divorcuan prindërit: Kam disa mangësi që kur rritesh…


Këngëtarja e njohur, Enxhi Nasufi, ka rrëfyer për herë të parë vështirësitë që i është dashur të kaloj gjatë periudhës së divorcit të prindërve të saj dhe ka këshilluar të gjithë ata që ndodhen në të njëjtën situatë. E teksa ka zbuluar dhe disa detaje nga karriera e saj muzikore.

E ftuar në emisionin ‘ABC e mëngjesit’ artistja është pyetur se përse i ka publikuar projektet e saj muzikore pa videoklipe. Enxhi u shpreh se ajo dëshiron të jetë aktive tashmë me publikun teksa shtoi se për periudhën e “Covid-it” investimet në to janë të tepërta.

“Për mua është e rëndësishme që në këtë periudhë të jetës duhet të jem aktive me publikun, e dyta në këtë periudhë Covid-19 videoklipet kushtojnë dhe është një investim i tepërt”.

Artistja tregoi se kur ka qenë e vogël prindërit e saj janë divorcuar dhe për të ka qenë një periudhë shumë e vështirë. Sipas saj çdo fëmijë me prindër të divorcuar kalojnë disa vështirësi dhe mangësi të cilat i duhet t’i kthejnë në forcë.

Këshilla që ajo i dha, sidomoës fëmijëve të cilët i flasin vetëm njërit prej prindërve ishte që të mos ta bënin këtë gjë por respektojnë vendimin e tyre pasi është diçka normale dhe pse jo e mirë për ta.

“Ajo që do doja t’ju thosha fillimisht i kuptoj perfekt, fëmijët kuptojnë shumë më shumë se prindërit. Mbaj mend çdo gjë. Vë re vështirësinë që të shfaqet gjatë një periudhe tjetër të jetës, kur rritesh, sepse dashur pa dashur janë ca mungesa që një fëmijë që i ka prindërit e divorcuar i ka. Unë kam pasur fatin që kam pasur një mama të mrekullueshme, por fëmijët me prindër të divorcuar kanë disa mangësi, të cilat duhet ti kthejnë në forcë”– tha këngëtarja.

“Kam vetëm një këshillë të vogël se kam vënë re që nuk i flasin një prindi të caktuar. Ata janë adulta që kanë marr këtë vendim, por unë nuk kam pse e bëj këtë. Nuk është gjë e mirë po diçka normale, është një vendim i tyre” – përfundoi ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al