9 Tetor, 2017

Këngëtarja flet për shtatzëninë e supozuar: Këtu gazetarët janë bërë edhe gjinekologë


Pasi u bë publike lidhja e saj me vëllain e Blerim Destanit, Selimin,  u aluduan se këngëtarja e njohur Shkurte Gashi është shtatzënë me të . Këto dyshime erdhën pasi gjatë një dalje publike ajo u shfaq disi më e mbushur se herët e tjera.

Ndoshta ishte një impresion i vërtetë apo vinte si pasojë e veshjes së saj. Këto të gjitha këngëtarja i ka sqaruar në një intervistë për Prive.

“Kam shtuar peshë ndoshta, po ju dukem shtatzënë. Nuk e di, por gazetarët kohët e fundit janë bërë dhe gjinekologë. Nuk kemi nevojë më të bëjmë vizita. Nuk jam shtatzënë, por inshalla ma kanë ndjellë”,-shprehet Shkurte.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al