Këngëtarja shqiptare Xheisara Frisku i ka dhënë fund beqarisë, duke u martuar me personin që i ka vjedhur zemrën në fshehtësi të plotë.
Pamjet e dasmës janë publikuar nga njëra prej mikeshave që ka qenë e ftuar. Mirëpo në to nuk duket portreti i dhëndrit. Megjithatë në sfond mund të shihet emri i tij, Klajdi.
Xheisara shihet e veshur me një fustan mjaft elegant të bardhë që i tregon linjat trupore dhe duket shumë e lumtur teksa kërcen në krahët e partnerit të saj.
Pak kohë më parë, Xheisara tregoi gjatë një interviste rrugëtimin e saj plot sakrifica për t’u bërë pjesë e botës së muzikës.
Për të marrë pjesë në audicionet e “X Factor”, asaj iu desh të udhëtonte me furgon dhe për lekët e rrugës, nënës i kishte thënë se i duheshin për disa projekte në shkollë.
Ajo erdhi në Tiranë pa i treguar askujt, pasi edhe vetë e ëma nuk besonte se ajo mund të këndonte dhe nuk e mbështeti.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al