Muaji mars erdhi ashtu siç këngëtarja shqiptare me famë botërore kishte paralajmëruar. Në datën 3, Rita Ora hodhi në treg linjën e saj të veshjeve “Roara Republic”.
E tani pritet që përveç suksesit në muzikë, këngëtarja të triumfojë edhe në botën e biznesit me linjën e saj të veshjeve, të cilat janë kryesisht sportive.
Ndërkohë në rrjetin social “Instagram”, Ora ka publikuar një pjesë të veshjeve të koleksionit të saj, duke njoftuar fansat se tashmë mund ti blejnë edhe online.
Në lidhje me këtë koleksion të saj, Rita ka dhënë edhe një intervistë për revistën ‘Time”.
PANORAMA PLUS
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al