Mariza Ikonomi ka folur si rrallëherë për jetën e saj personale, duke konfirmuar se po jeton një histori dashurie.
E ftuar tek “Dola te Ola” në “News24”, këngëtarja 38-vjeçare foli për jetën e saj artistike, për familjen, si dhe shumë pak për atë private.
Mariza tregoi se pas përfundimit të Akademisë së Arteve, ajo ka bërë edhe një shkollë tjetër në Francë për muzikën jazz.
Kantautorja gjithashtu foli për raportin e ngushtë që ka me të dy prindërit, sidomos me nënën, e cila sipas saj është shumë e talentuar dhe e ka pasur shumë qejf muzikën, por nuk mundi të ngjitej në skenë për shkak të kufizimeve nga koha atëherë.
Megjithatë, ajo që u vu re nga fotot e vjetra që u shfaqën në studio ishte pikërisht ngjashmëria e madhe e artistes me të ëmën.
Ikonomi nuk i shpëtoi as pyetjeve në lidhje me jetën e saj personale. Kur u pyet nëse është me dikë, ajo u përgjigj: “Po, jam në një lidhje dhe jam shumë mirë”.
Ndërsa kur u pyet nëse partneri është artist si ajo, këngëtarja tha: “Ai është dashurist”.
Mariza nuk la pa përmendur edhe të ndjerin Françesk Radi, me të cilin ka bashkëpunuar shumë vite më parë, duke sjellë këngën “Telefonatë zemrash”.
Artistja tha se ende nuk e beson që Radi nuk jeton më dhe se e ka të pamundur që ta këndojë pa u përlotur këngën për të cilën bashkëpunuan.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al