Prej disa kohësh aktori turk, Can Yaman, dhe moderatorja e njohur italiane, Diletta Leotta, janë përfolur për ndarje, por dyshja i ka mohuar këto thashetheme.
Dhe fotografitë e fundit në rrjete sociale nga dyshja e vërtetojnë më së miri që janë bashkë. Ata kanë kaluar disa ditë relaksuese në bregdetin e Amalfi-t. Çifti postuan një set fotografish ku ndodheshin në një jaht në Capri.
Gazetarja tregoi linjat seksi trupore e veshur me bikini ngjyrë jeshile, teksa në sy binte barku i tonifikuar.
Diletta Leotta, biondja simpatike që shoqëron italianët në ndeshjet e kampionatit, por tashmë edhe një nga “influenceret” më të njohura në vendin fqinj, ka qenë në qendër të vëmendjes për historitë e saj të dashurisë.
Ajo është përfolur për një flirt me sulmuesin e Milanit Zlatan Ibrahimovic, diçka që të dy e kanë mohuar me ngulm, por edhe për një lidhje me pronarin e Romës.
Por, pavarësisht thashethemeve, Leotta duket më e lumtur se kurrë me aktorin turk Yaman dhe duken më të bashkuar se kurrë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al