8 Nëntor, 2017

Keni një fytyrë shumë të yndyrshme? Ja maska natyrale që duhet të aplikoni


Maskat po përdoren gjithmonë e më shumë nga shumica e femrave për të përmirësuar cilësinë e lëkurës së tyre dhe për ta mbajtur atë sa më shumë të hidratuar.

Kategorizimet e tyre në bazë të llojit të lëkurës u ka dhënë një avantazh të madh përdorimi, sidomos maskave të realizuar në shtëpi, pasi ato janë natyrale dhe nuk përmbajnë kimikate.

Nëse keni lëkurë të yndyrshme, ju zbulojmë sekretin e largimit një herë e përgjithmonë të shkëlqimit të tepruar nga fytyra. Për këtë ju mjaftojnë dy lugë çaji qumësht, tre pika lavandë dhe një pambuk. Shtoni pikat e lavandës tek ena me qumësht dhe lagni pambukun me masën e formuar.

Aplikoni përbërësin e përftuar butësisht në lëkurën e pastruar mirë paraprakisht dhe lëreni përgjatë gjithë natës. Në mëngjes, shpëlajeni me ujë të vakët. Qumështi do të mundësojë largimin e yndyrës së tepruar dhe të grumbulluar me shumicë. Ja pra, zgjidhja u gjet!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al