Imagjinoni se sa të lehta do të ishin ditët tuaja në gjimnaz nëse do të kishit aplikacionin PhotoMath.
Gjithçka që duhet të bënit është të shkrepnit një foto problemit tuaj matematikor duke përdorur kamerën e telefonit dhe përgjigja do të dilte direkt në ekran.
Aplikacioni i zgjidh problemet me numrat dhjetorë dhe fraksionet, shprehjet aritmetike, fuqitë dhe rrënjët si dhe ekuacione të thjeshta.
Ky aplikacion mund të shkarkohet falas në Windows Phone Store dhe Apple App Store. Përdoruesve të pajisjeve Android do t’u duhet të presin deri vitin tjetër për të shkarkuar këtë aplikacion. MicroBlink, është edhe shpikësja e teknologjisë PhotoPay, shkruan NOA.
Bëni një foto faturës duke përdorur kamerën e telefonit dhe paratë do të merren direkt nga banka për të paguar faturën. Kjo teknologji është licencuar nga 14 banka në Evropë. PhotoMath është një ëndërr e bërë realitet për të gjithë ata që e urrejnë matematikën.