20 Korrik, 2020

Keni xhinse të vjetra dhe nuk doni ti vishni më? Mos i hidhni, ja ideja gjeniale sesi mund ti përdorni për vazo lulesh


Një grua ka ardhur me një ide gjeniale për mbjelljen e luleve në kopshtin e saj duke përdorur një palë xhinse të vjetra.

Jess Appleby i erdhi ideja ndërsa qëndronte e izoluar në shtëpi. Ajo vendosi që të mos i hidhte xhinset e vjetra por ti përdorte si vazo lulesh.

Jess e lidhi pjesën e belit të xhinseve në gardhin e kopshtit të saj ndërsa pjesën e tyre fundore i futi brenda çizmeve.

Më pas secilën këmbë të xhinseve e mbushi me dhe’, para se të mbillte livando.

Ajo ndau fotot e shpikjes së saj në grupin Gardening On A Budget Official në Facebook ku mori 7.000 pëlqime.

Ideja e vajzës mori komente pozitive por nuk munguan as shakatë.

“Kjo është një ide e shkëlqyer,”- shkroi një prej tyre.

Ndërsa një tjetër komentoi: “Imagjino të harrosh që i ke përdorur xhinset për vazo dhe të ecësh aty pranë kur të jetë darkë.”

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al