9 Shtator, 2023

Kërcimtari i Jennifer Lopez kërkon të bëhet President!? Kush është Eduardo Verastegui?


Eduardo Verastegui, producenti kryesor i filmit të suksesshëm veror ‘Sound of Freedom’, tashmë ka dorëzuar kandidaturën e tij për t’u bërë pjesë e garës presidenciale të Meksikës.

KANDIDATI

Pas dorëzimit të dokumentacionit, është çështje ditësh tanimë, para se të vendoset nëse 49-vjeçari i plotëson të gjitha kriteret e kështu të vijojë me lëshimin e çeertifikatës që konfirmon kandidaturën e tij.

Kujtojmë se, para se të përfshihej në politikë, Verastegui siguroi famën e tij në industrinë e argëtimit, si në Meksikë, po ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndonëse së fundmi është bërë i njohur si producent, ai është shfaqur gjithashtu në telenovela meksikane dhe produksione hollivudiane, madje duke ndarë ekranin me Sofia Vergara.

11353016

Krahas tyre, ai ishte balerin në videoklipin “Ain’t Your Mama” të Jennifer Lopez.
Para hyrjes së tij në politikë, i Verastegui pati një karrierë të dukshme si këngëtar në vitet 1990 me grupin “Kairo”.

Kairo

Eduardo lindi në Ciudad Mante, një qytet në Meksikën veriore dhe që i vogël kishte pasion argëtimin. Ndaj dhe u regjistrua në Qendrën e Edukimit Artistik, Televisa. Ndërkohë që ishte aty, atij iu rekomandua të bashkohej me grupin e pop-it. Me “Kairo”, ai publikoi albume si: “Signo del Tiempo” dhe “Gaudium”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al