26 Shkurt, 2024

“Kërkoi të dilte nga shtëpia e BBVIP”- Sara Gjordeni: Po i binte dhomës së rrëfimit duke qarë/ Për kë konkurrente bëhet fjalë?


Sara Gjordeni gjatë një bisede me Vesën në oborrin e shtëpisë, ka treguar se Françeska ka kërkuar të dalë nga shtëpia e “BBVIP”.

Sipas konkurrentes, modelja ka qenë shumë e prekur nga situatat dhe debatet që ka pasur me disa banorë në shtëpi, teksa shtoi se ajo iu ka dukur shumë e sinqertë në atë çfarë thotë.

Megjithatë mesa duket pas hyrjes në dhomën e rrëfimit, Françeska ka ndryshuar mendim, duke vazhduar lojën e saj për të fituar çmimin e madh.

 

Pjesë nga biseda:

Sara: Dje e pashë shumë keq Françeskën

Vesa: Normal se është keq se iu kanë kthyer kundër disa veta

Sara: Po thoshte se dua të dal dhe po i binte dhomës së rrëfimit duke qarë. Në darkë po fliste me shumë zemër dhe po u kuqte kur po fliste

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al