12 Mars, 2022

“Kërkoi vëmendje duke dëmtuar veten”/ Aktori i njohur dënohet me burg pasi dha prova dhe dëshmi të rreme në gjykatë


Aktori i Empire, Jussi Smollet është dënuar me 15 ditë burg këtë të enjte, për paraqitjen e një raporti të rremë në polici në vitin 2019. 

Raporti i rremë lidhet me dëshminë që ai dha 3 vite më parë ku u tha hetuesve se ishte viktimë e një krimi të dyshuar të urrejtjes . Ai u dënua gjithashtu me 30 muaj provë për krime dhe u urdhërua t’i paguante qytetit rreth 120,000 dollarë si kompensim dhe të paguante një gjobë prej 25,000 dollarë.

Pas dënimit, Smollett u shpreh:

 “Unë nuk e bëra këtë. Dhe unë nuk jam vetëvrasës. Nëse më ndodh diçka kur hyj atje, nuk ia kam bërë vetes dhe këtë duhet ta dini të gjithë. Unë jam i pafajshëm, nëse do të isha fajtor, do ta kisha thënë shumë kohë më parë”

Avokati i tij tha se do të bëhet gjithashtu një kërkesë apeli, megjithatë gjykatësi i çështjes e refuzoi kërkesën për “qëndrim” ose pauzë.

Gjatë seancës, u lexua një letër nga Samuel L. Jackson, në mbështetje të Smollett.  Gjyshja e tij u paraqit në gjykatë për për ta mbrojtur aktorin,  i cili u përlot në sallë.

Gjykatësi James Linn  tha se “hipokrizia e supozuar e Smollett është befasuese”, duke shtuar se dënimi nuk i afrohet “dëmit që ai i ka shkaktuar vetes”.  Ai tha se Smollett “kërkoi vëmendje” dhe po organizonte “një festë keqardhjeje për veten”.

Në janar 2019, 39-vjeçari i tha policisë së Çikagos se dy burra të maskuar i vendosën një lak rreth qafës dhe i derdhën kimikate teksa bërtisnin sharje homofobike dhe raciste. Aktori tha gjithashtu se burrat bërtisnin “MAGA vend”, duke iu referuar mbështetjes së tyre për Presidentin e atëhershëm Donald Trump .

Ndërsa autoritetet vazhduan të hetonin incidentin, dolënn në dritë prova që vërtetonin se preëndimet e Smollet ishin të paveërteta.

Në një konferencë për shtyp, mbikëqyrësi i policisë së Çikagos, Eddie Johnson tha se aktori pagoi 3,500 dollarë për vëllezërit  Olabinjo Osundairo  dhe  Abimbola Osundairo  për ta ndihmuar atë të organizonte sulmin për të çuar përpara karrierën e tij – një pretendim që Smollett e mohoi.

Pasi u akuzua për sjellje të pahijshme dhe paraqitje të një raporti të rremë në polici, Smollett u dorëzua. Ai u deklarua i pafajshëm për akuzat dhe çështja e tij shkoi në gjyq.

Gjatë periudhës së gjyqit të tij njëjavor në dhjetor 2021, juria dëgjoi dëshminë e vëllezërve Osundairo dhe vetë Smollett, të cilët mohuan se sulmi ishte një mashtrim. Megjithatë, më 9 dhjetor, juria e dënoi Smollett për pesë nga gjashtë akuzat e sjelljes së çrregullt për raportime të rreme policore.

Pas vendimit të fajësisë , avokati  Nenye Uche – i cili përfaqëson Smollett – u tha gazetarëve se ekipi i tyre nuk ishte dakord me vendimin e jurisë dhe planifikoi të paraqiste një apel në emër të klientit të tyre.

“Vendimi është i paqëndrueshëm. Nuk mund të thuash që Jussie gënjen dhe Jussie nuk po gënjen për të njëjtin incident. Pra, ne ndihemi 100 për qind të sigurt se kjo çështje do të fitohet në apel. Ne mbetemi 100 për qind të sigurt në pafajësinë e klientit tonë.”, tha ai.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al