29 Maj, 2022

“Kërkuan mbledhje se ika 5 minuta herët!”/ Publikohet biseda. Arjon Muça i thotë të motrës se do largohet nga puna, ja reagimi i saj


Moderatori Arjon Muça ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me motrën e tij, Frencin. Por, nuk ka ngurruar t’i bëjë asaj një rreng në ekran.

I ftuar në ‘E diell”, atij iu kërkuar ta merrte atë në telefon dhe t’i thoshte se ka probleme me drejtuesit e televizionit ku punon, RTV Ora sepse ka ikur 5 minuta më herët nga puna. Madje, ai i tha se do të largohet nga puna.

E motra e këshilloi të runate qetësinë duke i thënë se ai është 37-vjeç dhe është i matur. “Me qetësi. Nuk ke pse të ikësh. Shpjegoi çfarë ka ndodhur, mjafton tua thuash me qetësi. Nëse ata e kanë si justifikim atëherë do të heqin. Ku është pjekuria jote nëse ti nuk u thua këto gjëra me qetësi? Atëherë mos shko fare në mbledhje”- i tha ajo.

Më pas Arjoni i kërkoi ta shoqëronte në mbledhje dhe në këtë moment ajo e kuptoi se ishte e gjitha lojë duke i thënë: “Po tallesh ti? Pse ke nevojë për mua ti që të shkosh në mbledhje?” Biseda e tyre shkaktoi shumë të qeshura.

Mes të tjerash moderatori tha së është në një lidhje, ndonëse nuk ka postuar asnjë foto me të dashurën në Instagram, ku madje tregoi se as nuk e ka ‘follow’. 

Më tej, Arjoni u pyet për një veçori të mirë dhe një veçori të keqe të Bora Zemanit. Kjo pasi Arjoni ka qenë shpesh në ‘Për’puthen’ si opinionist. Arjoni tha se Bora është shumë puntore dhe e do karrierën, por e keqja e saj është që nuk përshëndet kurrë kur futet në studio, ose thënë me fjalë të tjera është ‘mendjemadhe’. “Bora është karrieriste dhe punëtore. Tipari i keq është se nuk përshëndet. Më ka ndodhur edhe mua që nuk më flet. Nuk i vë re njerëzit që ka pranë.”- tha ai.

Ndërkohë, i pyetur se me kë do e ndërronte Arjola Shehun krah të cilës moderon çdo ditë emisionin e tij prej vitesh, Arjoni përmendi Arbana Osmanin, duke thënë: “Do e ndërroja me Arbana Osmanin. Sepse është me më përvojë. Ka më shumë njohje, mund të më japë mua mundësi. 

Arjoni ka qenë konkurrent i “Big Brother”, e megjithatë fama e tij zgjati përtej këtij spektakli. Ai vazhdoi karrierën në televizion si moderator i disa emisioneve të ndryshëm dhe prej kohësh tashmë është pjesë e “Ditë e re”. Arjoni po ashtu është mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe me daljet e ndryshme televizive.

Fillimisht jo pak e zhurmshme ka qenë edhe jeta e tij private. Ai ka qenë në një lidhje me moderatoren Viola Spiro. Edhe pse kishin një lidhje 4-vjecare dhe shfaqeshin ngado nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Arjoni dhe ish velina e “Fiks Fare” i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në vitin 2014 pa dhënë asnjë shpjegim pse. Pas kësaj ndarjeje Arjoni ka qenë shumë i rezervuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al