12 Shtator, 2017

Këshilla/ Si të forconi gjinjtë tuaj për vetëm 10 minuta në ditë


Nuk jeni të kënaqura me gjinjtë tuaj? Dëshironi që të jenë të fortë dhe pakëz më të mëdhenj…?Nëse është kështu, atëherë duhet t’u kushtoni vetëm dhjetë minuta në ditë, ndërsa me kalimin e kohës do të jeni gjithnjë e më pranë arritjes së qëllimit.

Larja me ujë të ftohtë       

Shumica e femrave lahen me ujë të nxehtë, duke mos e ditur se uji i ftohtë mund t’i japë dukje më të bukur lëkurës.

Nëse gjinjtë i lani me radhë, herë me ujë të nxehtë e herë me ujë të ftohtë, lëkura për shkak të qarkullimit më të madh, me kalimin e kohës do të bëhet dukshëm më e fortë, ndërsa gjinjtë do të qëndrojnë të ngritur.

Ushtrojini rregullisht

Shtypeni shuplakën në shuplakë duke i mbajtur duart në nivel me gjinjtë. Këtë ushtrim bëjeni 50 herë në ditë, kështu që muskujt nën gjinj do të tendosen.

Të shkëlqyera janë edhe të gjitha ushtrimet e tjera për shpinë, sepse pengojnë qëndrimin shtrembër dhe tërheqjen e kafazit të kraharorit (gjë e cila bën që gjinjtë duken më të lëshuara sesa janë në të vërtetë).

 

Bëni maska

Përzieni një lugë miell  misri me pakëz ujë, ndërsa më pas vendoseni këtë përzierje në gjinj dhe masazhojini me lëvizje rrethore. Ndërsa i masazhoni gjinjtë, shmangni pjesët rreth thimthave. Në fund gjinjtë lajini me ujë.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al