4 Tetor, 2017

Këta janë çifti i dytë i këngëtarëve që bëhen zyrtarisht shqiptarë


Pas çiftit të këngëtarëve Venera Lumani dhe Lind Islami, dy artistë të tjerë kanë marrë pasaportën shqiptare.

Bëhet fjalë pikërisht për Alban Ramosaj dhe Beatrix Ramosaj, të cilët tashmë zyrtarisht janë shtetas shqiptar.

Këtë fakt e ka bërë të ditur Beatrix përmes një postimi në Instastory, teksa ajo dhe i vëllai Albani shihen me pasaporta në duar.

Sigurisht ata duken mëse të lumtur që kanë marr shtetësinë shqiptare, gjë të cilën e kanë pritur prej kohësh.

Epo urime Beatrix dhe Alban dhe eksplorofshi sa më shumë vende të bukura me atë pasaportë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al