11 Shkurt, 2022

Këta janë disa nga personazhet e famshëm të cilët janë në pritje të ëmbël këtë vit


Mund të themi se ky vit ka qenë goxha i mbarë për yjet e “Hollywood”-it të cilët janë në një pritje të ëmbël. Ja cilët janë disa prej këtyre personazheve që mirëpresin ardhjen në jetë të fëmijëve të tyre.

Cristiano Ronaldo dhe Georgina RodriguezFutbollisti portugez Cristiano Ronaldo është  gati të bëhet baba për herë të pestë. Ai njoftoi ndjekësit e tij nëpërmjet një postimi në Instagram: “Me kënaqësi të njoftoj se presim binjakë. Zemrat tona janë plot dashuri – mezi presim t’ju takojmë.”

Rihanna dhe A$AP RockyÇifti i fuqishëm , A$AP Rocky dhe Rihanna, së fundmi njoftuan botën për shtatzëninë e tyre. Ky lajm erdhi pas disa  fotove të bëra në Harlem, New York City, ku  Rihanna shfaqet krahë Asap Rocky-t dhe vë në dukje barkun e saj të  rrumbullakosur.

Kylie Jenner dhe Travis ScottReperi Travis Scott dhe Kylie Jenner janë bërë prindër për herë të dytë të një djali. Një burim i afërt citoi se “Ajo kishte kohë  që dëshironte të kishte një vëlla ose motër për Stormin”.

Chris Pratt dhe Katherine Schwarzenegger

Katherine Schëarzenegger është  sërish shtatzënë me Chris Pratt. “Rreth kësaj kohe vitin e kaluar, u bëra mama. Çfarë viti magjik ka qenë. Unë e shikoj vajzën time të vogël me frikë teksa rritet dhe ndryshon – duke kaluar nga foshnja në foshnjë në fazën e tanishme të vogëlushit!”shkruajti Katherine.

Jennifer Lawrence dhe Cooke MaroneyAktorja më e paguar në botë e viteve 2015 dhe 2016, Jennifer Lawrence, ka hyrë në rrugëtimin e bukur të mëmësisë me Cooke Maroney. Duke komentuar thashethemet, ajo konfirmoi shtatzëninë e saj në  The Late Shoë Ëith Stephen Colbert.

Rosie Huntington-Whiteley dhe Jason StathamDyshja janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë ; Rosie postoi një imazh duke shfaqur barkun e saj të rrumbullakosur, ku lajmëroi se është koha për raundin e dytë.

Aaron Paul dhe LaurenYlli i Breaking Bad do të bëhet baba i një fëmije të dytë me gruan e tij Lauren. “Mezi presim të të takojmë, zemër! Ne të duam shumë tashmë.”

James Rothschild dhe Nicky HiltonAutorja dhe stilistja e këpucëve, Nicky Hilton , është në pritje të fëmijës së tretë me bashkëshortin e saj James Rothschild. Ajo hyri në Instagramin e saj dhe tha: “Ata thonë se gjërat më të mira në jetë vijnë me tre”.

Nicolas Cage dhe Riko ShibataNjë  surprizë iu ofrua fansave të Nicolas Cage më 6 janar, një ditë para ditëlindjes së tij. Sipas aktorit, ai dhe partnerja e tij Riko Shibata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Ky do të jetë fëmija i tretë për Nicolas Cage, i cili ka dy fëmijë nga martesat e mëparshme.

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra JonasËshtë një moment krenarie për dyshen teksa mirëpritën vogëlushin. Aktorja e Quantico ndau një shënim të ëmbël në Instagramin e saj duke thënë: “Jemi shumë të lumtur të konfirmojmë se kemi mirëpritur një fëmijë nëpërmjet një nëne surrogate. Ne kërkojmë me respekt për privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë ndërsa fokusohemi te familja jonë. Shume faleminderit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al