5 Shtator, 2017

Këta janë dy librat që çdo grua duhet t’i lexojë për ta fuqizuar vetveten


 

Femrave u pëlqejnë të gjitha llojet e librat. Mes tyre ka libra romantikë, inspirues, realistë,artistikë etj. Mund të themi se asnjëra nga këto zhanre nuk janë rreth dashurisë, por të bëhemi të sinqertë, dashuria është tema e thuajse çdo libri, pasi është forca që vë në veprim të gjitha ligjësitë e jetës dhe strukturën tonë sociale, humane, njerëzore.

Më poshtë jua sjellim fabulat e dy librave të  cilët mund t’jua ndryshojë krejtësisht jetën:

“The Handmaid’s Tale” nga Margaret Atwood. Kjo novelë nga Margaret Atwood e përshkruan një botë të re guximtare ku gratë nuk janë të lejuara të punojnë, dashurojnë, lexojnë, shkruajnë apo ta kenë pronën e tyre.Ato janë të ndaluara të vrapojnë në mëngjes dhe të bëjnë piknik në mbrëmje.Nuk janë të lejuara të rimartohen.Ato kanë vetëm një opsion – të mbeten në pozitën e shërbëtores!

“Sekreti” nga Rhonda Byrne. Në këtë libër do të mësoni si ta përdorni sekretin në çdo aspekt të jetës – me paratë, pasurinë, lidhjet, lumturinë dhe në çdo ndërveprim që keni në botë.Sekreti përmban mençuri nga mësuesit e ditëve moderne – burra e gra që e kanë përdorur për të pasur shëndet të mirë, pasuri dhe lumturi. Duke përdorur njohuritë e sekretit, ata nxjerrin në dritë histori mahnitëse për mënyrën si zhduken sëmundjet, si fitohen pasuritë e mëdha, si kalohen pengesat dhe si arrihen gjërat që shumëkush i cilëson si të pamundura.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al