16 Shtator, 2017

Këta janë këngëtarët shqiptarë që ndjekin Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa në Instagram


Shumë emra të njohur shqiptarë kanë arritur të depërtojnë në tregun ndërkombëtar. Ishte viti 2012 kur e gjithë bota njohu Rita Orën, vajzën e talentuar nga Kosova, e cila u fut fuqishëm në tregun e muzikor me disa hite.

Vitet më pas sollën edhe dy emra të tjerë të njohur si Bebe Rexha dhe Dua Lipa, e cila së fundmi është duke kryesuar majat e top listave amerikane.

Por, sa miqësi kanë me artistët shqiptarë Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha, tre këngëtaret e famshme me orgjinë shqiptare,  të cilat nuk janë rritur në trevat shqiptare.

Në fakt, po të shohësh Instagramin e tyre, mund të vëresh se ato ndjekin disa prej emrave shqiptarë, të dëshmuar në sferën e muzikës.

 

Në qoftë se shohim listën e personave që ndjekë këngëtarja Dua Lipa në Instagram, aty mund të gjesh plot katër emra nga estrada: Ledri Vulën, Era Istrefin, Dafina Zeqirin, Vesa Luma dhe moderatoren Liberta Spahiu.

Bebe Rexha ndjek më pak artistë shqiptarë në Instagram. Në listën e saj të personave që ndjek, te Bebe figurojnë vetëm Rita Ora, Enca Haxhia dhe më e çuditshmja, këngëtarin nga Mitrovica Seven Saraqin, për të cilin nuk është se dihej për një miqësi mes tyre.

 

Ndërkohë, Rita Ora ndjek mi 840 njerëz në Instagram, por mes tyre nuk është asnjë këngëtarë nga tregu muzikor shqiptar dhe vetëm Bebe Rexha me të cilën ka pasur rastin të takohet disa herë shkruan Telegrafi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al