28 Shtator, 2024

“Këta janë lumturia ime”- Olta Gixhari poston foton e rrallë me bashkëshortin dhe dy djemtë! Ja si shfaqet familja (IMAZH)


Aktorja e njohur Olta Gixhari, edhe pse një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, jetën private është munduar gjithmonë ta mbajë larg syrit të publikut.

Mirëpo së fundmi ajo ka postuar në llogarinë e saj “Instagram” fotot e para familjare ku shihet me bashkëshortin edhe dy djemtë e saj.

Ju prezantoj me lumturitë e mia” ka shkruar Olta krah fotove, ndërsa nuk ka nguruar të vëri në pah edhe lodhjen e një nëne e cila ka qëndruar zgjuar gjatë gjithë natës duke u kujdesur për të voglin e saj.

Ps: injoroini rrathet e mi te syve,do vi dita qe edhe une do fle,” ka shtuar ajo.

Sic duket familja ka vendosur të kalojë disa kohë së bashku dhe këtë e lajm e kanë ndarë edhe me ndjekësit.

Kujtojmë që pas mbarimit të BBV, Olta u bë nënë e një djali të dytë.

Ajo është parë e fokusuar tek familja dhe të qënit nënë gjatë gjithë kësaj kohe duke mos u marrë me asnjë projekt televiziv.

Para pak ditësh në një intervistë aktorja u shpreh se para se të mirëpriste në jetë fëmijët njerëzit i thoshin “Ti mami? Kurrë!”. Aktorja theksoi se fjalët e “vrisnin”, por shtoi se “mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”.

E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda veten sesi isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, okej, por më vriste shumë brenda vetes. Thosha sa sipërfaqësorë që janë, se unë jam dhe shumë e ndjeshme. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”, tregoi Olta Gixhari.

Ndër të tjera, aktorja rrëfeu edhe periudhën kur braktisi Shqipërinë për Spanjën duke shitur biznesin e saj dhe duke u larguar nga teatri.

Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, hoqa dorë nga gjithçka, shita biznesin, u shkëputa nga teatri, lash projektet që kisha dhe shkova të jetoja në Spanjë ku brenda 24 orësh isha një grua shtatzënë, pas disa muajsh isha një nënë me një bebe që vetën qante, po shkalloja!”, tha ish-banorja e BBV.

Aktorja foli edhe për marrëdhënien me bashkëshortin ku theksoi se ai e mbështet gjithmonë pavarësisht është dakord apo jo me mendimin e saj.

“Është njëri që nuk të ndërhyn në liri, nuk të ndërhyn në zgjedhje, ai të thotë ‘okay unë mendoj kështu, por ti vepro si të jetë më mira për ty’. Por, nëse ai nuk me jep fjalën finale, unë nuk vazhdoj dot, e ka këtë fuqi tek unë. Ai është mashkulli ideal që do të donte çdo grua”, u shpreh  Gixhari në një intervistë.

Kujtojmë që Olta u bë pjesë e Big Brother Vip2 ku krijoi mjaft polemika si kundërshtarja më e fortë e Luiz Ejllit (fituesit të atij edicioni), u diskutua se do të ishte një ndër finalistet, mirëpo ajo doli me dëshirën e saj nga “reality show” vetëm pak ditë para finales së madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al