Ndërkohë që brenda sallës së Parlamentit dy nga figurat kryesore të LSI-së, kryetarja e partisë Monika Kryemadhi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, akuzojnë qeverinë e Ramës si qeveri të lidhur me krimin, jashtë sallës atmosfera mes LSI-stave dhe socialistëve duket shumë më paqësore.
Petrit Vasili dhe Luan Rama shihen duke pirë kafe dhe shkëmbyer batuta me dy deputetët socialistë, Musa Ulqini dhe Paulin Sterkaj. Mbase mund t’u duken më pak përgjegjës, meqë asnjëri prej tyre nuk ka qenë ndonjëherë ministër!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al