5 Shtator, 2017

Këta janë të famshmit që dikur ishin të varfër


Jeta nuk është gjithmonë e lehtë! Madje ajo nuk ka qenë e lehtë as për të famshmit, të cilët sot kanë miliona, por që janë rritur në varfëri. Të tillë mund të përmendim  Justin Bieber, Jay Z, Leonardi Di Caprio e shumë të tjerë.

 

Mariah Carey u rrit në Long Island, por varfërinë e kishte gjithmonë prezente. Mungesa e ndonjë lodre apo ndonjë gjëje tjetër zbavitëse për të bërë ishte një nga vuajtjet e saj . Më vonë, ajo u zhvendos në New York për të provuar fatin e saj. Më vonë, pas shumë peripecive e pune të palodhshme ajo u bë këngëtare me famë.

 

 

Sipas vetë Justin Bieber, para se të bëhej i famshëm ai u rrit në një shtëpi me frigorifer bosh. Ai kishte për të fjetur një shtrat që duhej tërhequr dhe kishte për të ngrënë kryesisht makarona dhe djathë. Sot ai ‘peshon’ rreth $60 milionë.

 

Ashtu si shumë repera nëpër botë, Snoop u rrit në varfëri. Në ditët e tij të hershme, shitja e drogës ishte gjithçka që zotëronte. Por pas një qëndrimi në burg, Snopp filloi të regjistronte kaseta me shokun e tij, i cili ndodhi të ishte gjysmë vëllau i Dr.Dre. Me punë arrihet çdo gjë, madje edhe nëse dikur në të kaluarën ke gabuar dhe ke paguar pasojat për ato gabime!

 

Sot, Jay Z është kreu i një perandorie të vërtetë financiare, por ai u rrit në një familje ku edhe buka ishte luks. Që kur ishte fëmijë, ai ishte mësuar me dhunën dhe mungesën e parave, por nëpërmjet ambicies ai arriti të bëhet një nga njerëzit më të pasur në botë! Puna, ehh! Kush nuk e beson, dëshmi e ka Jay Z-në.

 

Leonardo Di Caprio u rrit në Hollywood, i rrethuar nga shitësit e drogës dhe prostitucioni. Por, edhe pse në rrethana të pakënaqura, ai u anashkalua nga këto gjëra dhe e gjeti veten duke aktruar. Gjë e cila e ndihmoi të dilte në krye të listës së Hollywood-it. Di Caprio ka epitetin aktor i palodhshëm, që sfidohet çdo herë kur ka ‘rolin’ përpara./Gruaja.net/

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al