17 Shkurt, 2021

Këtë herë Ardit Gjebrea nuk do mund të moderojë as nga shtëpia! Ja cilët do ta zëvendësojnë pas infektimit me Covid-19


Të dielën që lamë pas, emisioni “E diela shqiptare” u moderua ndryshe nga herët e tjera, sepse Ardit Gjebrea është infektuar me Covid-19.

ardit gjebrea (6)

Kështu i gjithë emisioni u drejtua nga ai, teksa qëndronte në shtëpi.

Mirëpo, sot ai ka zbuluar se mjekët i kanë këshilluar të bëjë pak pushim dhe për këtë arsye, moderimi do të bëhet nga tre personazhë të tjerë publik.

ardit gjebrea (2)

“’Gjysma ime’ dhe ‘Të panjohurit’ do të drejtohet nga Enkel Demi, ‘Telebingo Shqiptare’ nga Gentian Zenelaj dhe ‘Ka një mesazh për ty’ nga Marsela Çibukaj.

gentian zenelaj (3)

Lajmin se ishte infektuar me koronavirus, Gjebrea e dha nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Instagram javën e kaluar, ku shkruante se e ka marrë me qetësi situatën.

marsela cibukaj (7)

Kjo sepse i vetmi shqetësim për të ishte vetëm temperatura jo shumë e lartë.

enkel demi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al