5 Janar, 2021

“Këtë moment e kam pritur qëkur isha 13 vjeç!”- Sara Kolami zbulon ndërhyrjen estetike që ka bërë së fundmi në…


Sara Kolami ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një foto, ku zbulon se ka kryer një ndërhyrje estetike në hundë!

sara kolami (3)

Moderatorja ka treguar se këtë moment kishte që në moshën 13-vjeçare që e priste.

sara kolami (8)

Kur ka qenë e vogël, aktorja ka pësuar një aksident, i cili i kishte lënë pasoja të mëdha në hundë.

sara kolami (9)

Nisur nga kjo, mjekët e kanë këshilluar të bënte një ndërhyrje tjetër kur të ishte në moshë madhore, sepse e kishte të nevojshme.

sara kolami (5)

Dita për të erdhi dhe Sara s’mund të ishte më e lumtur.

sara kolami (1)

4.01.2021

Këtë moment e kam pritur qëkur isha 13 vjeç! Kjo dëshirë nisi me një aksident të papritur që më ndodhi rreth moshës 4-5 vjeç, i cili deformoi hundën time fëminore dhe më krijoi probleme në frymëmarrje.

sara kolami (4)

Edhe pse asokohe u krye një ndërhyrje aspak e lehtë, kirurgu vuri në dijeni prindërit e mi se në moshë adulte do të nevojitej një ndërhyrje tjetër.

Vitet kalonin dhe nevoja dhe dëshira rritej për ta kryer këtë ndërhyrje, por nuk mund ta merrja këtë vendim pa gjetur klinikën dhe mjekun e duhur!”, ka shkruar Kolami krahas fotos ku tregon rezultatin e ndërhyrjes.

sara kolami (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al