18 Shkurt, 2021

“Këto imazhe janë ato çfarë mbaj mend nga fëmijëria ime”- Emina Çunmulaj kujton sakrificat që familja e saj ka bërë për të shpëtuar…


Para shpalljes së pavarësisë, Kosova nuk ka qenë një vend i qetë e për këtë arsye shumë individë e familje largoheshin drejt vendeve të tjera për të shpëtuar jetën e tyre.

emina cunmulaj (3)

Nisur nga kjo, Emina Çunmulaj ka treguar se si familja e saj ka strehuar dhe ushqyer refugjatë kosovarë gjatë kohës së luftës me Serbinë.

emina cunmulaj (2)

Ajo publikoi në Instastory një disa foto të shkëputura nga lufta, ku shihen nëna dhe baballarë me fëmijët e tyre teksa përpiqen të largohen.

emina cunmulaj (2)

Këto imazhe janë ato çfarë mbaj mend nga fëmijëria ime. Më kujtohet që shihnim këtë në televizor çdo ditë. Gjithashtu më kujtohet nëna ime që ushqente dhe vishte refugjatët kosovarë në shtëpinë tonë dhe babai im me pjesëtarë të tjerë të fshatit dhe familjes, përpiqej t’i çonte ata në një vend të sigurt.

emina çunmulaj (1)

Të festosh të drejtën për të ekzistuar duhet të konsiderohet thjesht normale. Kjo është arsyeja pse festoj sot për gjithë vëllezërit dhe motrat në Kosovë”, shkroi Emina.

emina cunmulaj2

Prej disa vitesh, Emina jeton në SHBA, aty ku ka krijuar edhe një familje. Ajo është nënë e dy vajzave që erdhën në jetë nga martesa me biznesmenin Sam Nazarian.

emina cunmulaj (4)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al