13 Shtator, 2017

Këto janë 5 femrat e famshme me gjoksin më të madh


Ato janë të famshme dhe protagoniste për cilësitë profesionale dhe artistike, po aq edhe për faktin se kryesojnë listën e femrave me gjoksin më të madh në Hollywood.

Nga gjinj natyral tek ata të rriturit pas operacioneve plastike, kjo është lista pesëvëndëshe e më të famshmeve me gjoks të madh..

KATY PERRY (MADHËSIA: 32D) – NATYRORË

 

Katy Perry shpesh gjendet në faqet e para të tabloidëve, për arsye nga më të ndryshmet. Por, ajo po ashtu e ka zakon që shpesh të vishet me rroba të cilat nuk i lënë shumë vend imagjinatës. Ajo thotë se gjithmonë ka dashur që të kishte gjinj aq të mëdhenj, sa që të mos mund t’i shihte shputat e këmbëve, kur të binte në shpinë. Lutja si duket i është plotësuar.

CARMEN ELECTRA (MADHËSIA: 32E) – TË RRITUR

Carmen Electra ndërtoi një karrierë të tërë të bazuar te aftësia e saj që të bëjë përshtypje me asetet e saj të përparme. Por, në këtë drejtim, përpos gjeneve, asaj i kanë ndihmuar edhe operacionet plastike. Ajo ka pranuar se i ka rritur gjinjtë me operacion plastik, sikur që ka pranuar edhe se i ka ra pishman që i ka rritur kaq shumë.

DENISE RICHARDS (MADHËSIA: 34C) – TË RRITUR

Denise Richards ka pasur disa momente të cilat, po të mundte, tani do t’i bënte ndryshe. Njëra nga këto gjëra me gjasë do të ishte lidhja e saj me Charlie Sheenin! Por, këtu e kemi fjalën për gjinjtë dhe, përkundër asaj se ata i rrinë shumë bukur Denise-s, ajo ka thënë se i ka ra pishman që i ka rritur

JENNIFER LOVE HEWITT (MADHËSIA: 34D) – NATYRORË

Jennifer Love Hewitt mund të mos jetë aq e rëndësishme, sa femrat e tjera në këtë listë, por kur flitet për madhësinë e gjinjve, ajo e ka të rrallë shoqen. Si duket, ajo e di fort mirë këtë, prandaj i ka siguruar gjinjtë e saj me 5 milionë dollarë.

 

SCARLETT JOHANSSON (MADHËSIA: 32DD) – NATYRORË

Përpos që ka talent të padiskutueshëm aktrimi, Scarlett Johansson nuk kalon pa u vërejtur as kur del në qytet, apo kur shkon në ndonjë event. Edhe atë, jo vetëm pse është e famshme dhe e bukur, por në rend të parë për shkak të gjinjve të saj impresivë. Dhe, ata i ka të vërtetë, natyrorë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al